OM Publishing
Culture
Symbol
AL / EN
OM / —
Botim

‘Talianka

Rreth librit

Romani “Talianka” i Agron Y. Gashit është një rrëfim fluid i përbërë nga dy linja narrative: historike dhe erotike. Rrëfimi ndërtohet nga inserte të ndryshme të një harku kohor nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia e deri te koha e pasluftës në Kosovë, një invencion ideo-tematik ky i realizuar nëpërmjet teknikave të avancuara të rrëfimit letrar, prandaj edhe dominon sasia e informacionit.

Romani “Talianka”, i ndërtuar sipas paradigmës postmoderne, operon me rrëfime në formë paranteze, digresioni e kolazhi. Në të praktikohen shumë teknika për të krijuar pluralizmin diskursiv, larminë tematike, peshën ideore dhe mozaikun formal.