OM Publishing
Culture
Symbol
AL / EN
OM / 2014
Book

Letërsia dhe Miti

About the book

Në librin “Letërsia dhe miti” Osman Gashi zhvillon një dialog me letërsinë botërore dhe atë shqiptare, për t’i parë fenomenet, format dhe funksionet e tyre. Duke i shtyrë kufijtë kohorë sa më larg, interesimi i tij nis me mitin përtej të cilit nuk shkohet dhe nga i cili lind problemi i kohës.

Studimi i tij tregon interesim për fenomene që e preokupojnë lexuesin gjithmonë, duke mos ngelur peng i një metode apo i një objekti. Prandaj, ky libër mund të lexohet edhe si një sugjerim për studime të pakufizuara, sepse e pakufizuar është vetë letërsia. Sa më shumë që teleskopët tanë bëhen të përsosur, gjithësia bëhet më e madhe, thuhet diku brenda këtij libri, i cili është një sprovë për përmirësimin e “teleskopit” të shkencës së letërsisë shqipe.

Libri përbëhet nga tekste teorike (Mitet dhe mitologjia), analitike (Miti dhe kujfijtë e letërsisë, Miti dhe letërsia – dimensionet e kohëhapësirës, Parabola mitike, Romantizmi evropian dhe mitologjia greke etj.), krahasuese (Serembe dhe Leopardi, Lasgush Poradeci dhe Alfred de Myse, Dy skaje të prirjeve avangardiste dhe Vepra e Fishtës dhe tradita letrare botërore), problematizuese (Moderniteti dhe rizbulimi i vetvetes) dhe sugjeruese (Periodizimi i letërsisë dhe inkonsekuencat dhe Mësimdhënia e letërsisë dhe imazhet e diversitetit). Libri fillon me vrojtime teorike, pasohet nga tekste analitike dhe mbyllet me tekste pragmatike.