Rreth librit
Libri “George Bernard Shaw” i Hasan Mekulit është një monografi për dramaturgun e madh anglez dhe për disa nga kryeveprat e tij. Në këtë studim jepet i plotë profili i dramaturgut si dhe shpaloset qasja origjinale e studiuesit ndaj objektit të studiuar.
Këtu studiohet teksti dhe konteksti, pra krijohet një pasqyrë e plotë mbi autorin, veprën dhe shoqërinë e kohës së autorit. Disa nga veprat që janë analizuar këtu janë: “Zeja e zonjës Uoren”, “Rrëmbyesi i zemrave”, “Çiraku i djallit”, “Pigmalioni” etj.
