OM Publishing
Culture
Symbol
AL / EN
OM / 2013
Botim

Utopia reale

Rreth librit

Tekstet e sistemuara në librin “Utopia reale” të Ibrahim Berishës janë ese e analiza, që tematizojnë ngjarje të ndodhura në Kosovë e për Kosovën, në harkun kohor të viteve 1994-1999, janë produkt i dijes solide të autorit për ato ngjarje, i qëndrimit intelektual, qytetar e kombëtar që bëhet vlerësues i tyre.

Pra, nuk është fjala për regjistrim ngjarjesh, për mbarështrim kronologjik të tyre, po për interpretimin e tyre, për zbulimin e kauzalitetit të brendshëm dhe për efektet që autori parashikon se do të prodhojnë.