Rreth librit
N’zanafillë (sheja stilistike për gjanat e (pa)harrueme) është libër me poezi që reflektojnë mbi realitetin shqiptar dhe rebelohen ndaj tij.
Para së gjithash, poezitë e këtij libri janë eksperimente gjuhësore që shpesh artikulohen edhe si homazhe ndaj autorëve të mëdhenj gegë, të cilët njëjtë sikur edhe Halil Matoshi, për t’i shpëtuar kaosit social e politik, e gjenin strehën në gjuhë.
Libri i Matoshit ka një fluiditet dhe një natyrshmëri artikulimi që dëshmojnë për një stil të veçantë në poezinë shqipe.
