Romani i Andrej Nikolaidisit, Ardhja, bën një thellim tematik nëpërmjet dimensionit biblik, i cili shfaqet që në titull dhe shtrihet gjithandej në nëntekstin e romanit, në një pjesë të të cilit rrëfehet ati, e në pjesën tjetër i biri i braktisur dhe i çmendur.
Apokalipsi në të cilin aludohet shpesh gjatë rrëfimit, mund të kuptohet si zbulesë hyjnore dhe si fund i botës së rrejshme, e cila mund të shkatërrohet sapo të zbulohen autorët e krimit, apo sapo të zbulohet e vërteta, e cila, siç thuhet në kapitullin e fundit, duhet t’i thuhet vetëm priftit, sepse nëse bëhet publike, do të jetë shkatërrimtare:
“E vërteta është një kometë që bie në Tokë, tallaz që përmbyt brigje, bombë që rrezikon pirgun. Vetëm një grimë e së vërtetës dhe kjo botë do të bëhet e pamundshme”.
Përktheu: Hajro Ulqinaku
